Placido Domingo flet për një shqiptar

Muzikë

Placido Domingo flet për një shqiptar

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 10:23
Placido Domingo

Tenori legjendar Placido Domingo flet për Ramë Lahajn. Vetë tenori shqiptar e ka postuar një video ku dëgjohen disa nga mendimet e Domingos për punën e Lahajt. Lahaj ka kohë që bashkëpunon me Placido Domingon.

“Jam më se i nderuar për gjithë përkrahjen që më jep në çdo hap te karrierës sime” ka shkruar Lahaj duke e shoqëruar edhe një video ku Domingo tregon se Lahaj është një tenor që i ka të gjitha mundësitë për të bërë një karrierë fantastike. “Ai ka performuar në teatrot më të mëdhenj botërore dhe është në kohë të përkryer për të gjitha paraqitjet e tij”, thotë mes tjerash Domingo.

Tenori Ramë Lahaj ka lindur në Istog. Vitin e kaluar ai ishte njëri prej fituesve të Çmimit operistik Operalia. Lahaj së fundmi ka performuar krah Domingos kur në Meksikë salla operistike morri emrin e legjendës Placido Domingo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat