Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë - Bota Sot
Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë

Muzikë

E shtunë, 20 janar 2018

Kitara e Prince shitet për 700.000 dollarë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Prince

Kitara e këngëtarit të famshëm, Prince, është shitur në një ankand për 700.000 dollarë.

Nga shtëpia e ankandit “Julian” kanë thënë se ky ishte çmimi më i lartë për një kitarë të artistit të ndjerë.

Vlera e kitarës së tij të kaltër, ‘Cloud’, ishte vlerësuar ndërmjet 60.000 dhe 80.000 dollarë, mirëpo është shitur për një shifër shumë më të madhe.

Kjo kitarë është një prej disa gjësendeve të legjendës së muzikës amerikane që janë nxjerrë në shitje në ankandin e përmendur.

Krahas të tjerave, për 102.000 dollarë janë shitur dorëzat bardhezi, të cilat kanë qenë në pronësi të Michael Jacksonit.

Për 118.000 dollarë është shitur edhe xhaketa e Jacksonit nga lëkura e gjarprit, të cilën e ka veshur në klipin e këngës “Beat it”.

Çmimi i MTV-së që dikur e kishte fituar frontmeni i “Nirvana”, Kurt Cobain, është shitur për 62.500 dollarë.

Vargjet e shkruara me dorë nga David Bowie për këngën “Starman” janë shitur për 81.000 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test