Taylor dhe Ed debutojnë me “End Game”

Muzikë

Taylor dhe Ed debutojnë me “End Game”

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 10:07
Taylor Swift dhe Ed Sheeran

Super ylli i muzikës, Taylor Swift e ka mbizotëruar plotësisht skenën e 102.7 KIIS Jingle Ball.

28-vjeçarja e mbylli shfaqjen të premten mbrëma në Inglewood, Calif.

Taylor kishte bërë gati shumë surpriza për show-un e saj të parë Jingle Ball të këtij sezoni, përfshirë edhe performancën e parë të këngës “End Game” së bashku me Ed Sheeran!

Pjesa tjetër e listës së saj përfshinte hite si “Look What You Made Me Do”, “Blank Space”, “Ready For It”, “Shake it Off” dhe versionin akustik të “I Don’t Want to Live Forever”.

Në linkun e mëposhtëm mund ta shihni performancën e Taylor dhe Ed!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat