“Zëri i zemrës” i Stina Binakaj triumfuese në festivalin”Cicerimat buzë Ibrit”në Mitrovicë

Muzikë

“Zëri i zemrës” i Stina Binakaj triumfuese në festivalin”Cicerimat buzë Ibrit”në Mitrovicë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 22:33
Stina Binakaj

Stina Binakaj,vajze simpatike, e ëmbël e talentuar, nxënese e shkollës së muzikës “Ardhmeria” në Deçan e cila aktualisht është shkolla më serioze dhe ndër më të suksesshmet në Kosovë, ishte triumfuese në Festivalin”Cicerimat buzë Ibrit” në Mitrovicë.

Stina ishte në konkurim më fëmijë nga Mitrovica,Prishtina,Ferizaji e Kërçova duke marrë e vetmja dy çmime të rendësishme.Stina ishte e veçantë  në paraqitje skenike e në interpretim të një  kënge shumë  profesionale të realizuar e inçizuar në Tiranë nga profesionistët Suela Tukaj- autore teksti, Shkodrani Talaj- kompozitor , Jetmir Mehmeti- orkestrues.

Image


 Stina me plot meritë mori cmimin për "Prezantim Skenik" për cfarë dhanë kontribut katër vajza të shkollës”Ardhmeria”:Engji Mustafaj,Yllka Berisha,Flutra Lokaj e Albina Demhasaj dhe cmimin më të lartë të jurisë për krijime të reja që ishte "çmimi Special" I festivalit. 

E veshur më shije dhe më buzeqeshje engjëllore Stina arriti të rrëmbëjë zemrat e publikut dhe jurisë. Ne këtë festival u interpretuan 7 këngë të dëgjuara” live” dhe 10 krijime të reja në mesin e të cilave “Zeri i zemres” I Stina Binakaj ishte jashte çdo konkurence dhe fitues absolut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat