Celentano feston sot 80- vjetorin - Bota Sot
Celentano feston sot 80- vjetorin

Muzikë

E premte, 20 prill 2018

Celentano feston sot 80- vjetorin

Më: 6 janar 2018 Në ora: 09:26
Adriano Celentano

Këngëtari dhe aktori i njohur Italian, Adriano Celentano, sot feston 80- vjetorin e tij. Pas plot 50 vitesh në skenë ai ka arritur suksese të mëdha si në muzikë, ashtu edhe në filma ku ka marrë pjesë.

Falë karrierës së tij të gjatë dhe sukseseve botërore të tij, ai tashmë është quajtur edhe Elvis Presley italian. Që në fillimet e karrierës së tij Celentano do të kthehej në një figurë shumë të dashur për publikun italian dhe më gjerë. Shumë shpejt sukseset e tij do të arrinin majat duke u shndërruar në këngëtarin e vetëm italian që ka shitur më shumë se 100 milionë albumesh.

Gjithashtu Celentano ka qenë pjesë e disa filmave  ku ka mbajtur rolin kryesore, zakonisht filmat kanë qenë komedi, por edhe në këtë fushë këngëtari nuk ka zhgënjyer.  Ai gjithashtu është edhe regjizor e shumë tekste këngët mbajnë firmën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test