Exit sjell ikonën e artit bashkëkohor

Muzikë

Exit sjell ikonën e artit bashkëkohor

Më: 31 mars 2018 Në ora: 08:32
Grace Jones

Njëra nga artistet më të rëndësishme bashkëkohore, një revolucionare në muzikë dhe ikonë e modës, Grace Jones do të jetë pjesë e festivalit të mirënjohur Exit.

Vetëm artistët e mëdhenj dhe të veçantë pranojnë ndryshimin vazhdimisht dhe i mahnitin të tjerët, këngëtarja nga Xhamajka është njëra nga ta.

Karriera e saj filloi duke thyer stereotipet mbi atë se si duhet të duket një modele, teksa së shpejti edhe zbuloi dashurinë e saj të vërtetë-muzikën.

Është vështirë të mendohet si do të dukej skena e muzikës pa të dhe ndikimin e saj. Edhe nëse flasim për muzikë, edhe nëse flasim për modë, Jones nuk ka garë me askënd dhe është e para që i solli skenës një bukuri të veçantë.

Ky vit në Exit është mundësi që vjen rrallë për ta takuar nga afër yllin e padiskutueshëm. Exit mbahet në Novi Sad nga 12 deri më 15 korrik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat