Vëllezërit korçarë: Nuk kemi kënduar kurrë “playback”

Muzikë

Vëllezërit korçarë: Nuk kemi kënduar kurrë “playback”

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 19:48
Vëllezërit korçarë

Vëllezërit korçarë, të ftuar në emisionin “Pushime on Top”, kanë treguar për projektet e reja muzikore të tyre.

Ata kanë bashkëpunuar me shumë këngëtarë e të tjerë duket se do të vijnë, por me kë do të jetë kënga e re? Të pyetur nëse do të bashkëpunonin me Encën apo Kidën, Endri dhe Stefi thanë: “Ne i duam dhe i respektojmë të gjithë për aq sa meritojnë. Por këngën e re do ta realizojmë me mikeshën tonë të dashur, Eli Fara”.

Një vjehërr si Stefi Prifti

Stefi Prifti për herë të parë ka prezantuar në publik familjen e tij.
Këngëtari bashkë me dy vajzat dhe dhëndrrin rrëfyen ditët e bukura që po kalojnë në jug të Shqipërisë. Vajzat kanë treguar se përpiqen që të ndjekin më shumë koncertet që zhvillon Stefi në qytetet më të bukura të Shqipërisë. Stefi ka prezantuar për herë të parë në publik edhe dhëndrrin e familjes, të dashurin e vajzës së saj Marias, artistin Gëzim Meta.

Endri Prifti, gjumë nën çadër

Këngëtari Endri Prifti duket se kompenson nën çadër orët e vona të punës nëpër lokalet e natës. Endrin duke fjetur në plazhin e Dhërmiut. Endri u zgjua me shqetësimin se përse lokalet e mbyllin muzikën në orën 00:30, duke thënë me shaka se nëse vazhdohet kështu, jugu do të bëhet plazh me pensionistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat