Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit.
Gjatë gjithë muajve qershor - gusht amfiteatri i kryeqytet nuk ka ndalur për asnjë moment koncertet dhe aktivitet me artistë shqiptarë dhe të huaj, por radha tashmë është e legjendave, Elita5.
Grupi "Elita 5" do të zbresë në Amfiteatrin e Tiranës për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit por dhe prezantimin e albumit më të ri, “Tornado”.
“Legjendat zbresin në Amfiteatrin e Tiranës...
Më 7 Shtator në ora 20:00, festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe prezantimin e albumit më të ri në një super koncert në qiell të hapur”, njofton Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionionit.