Fotot e vajzës me motor bëhen virale, por ndjekësit kapin detajin “tronditës”

Ndryshe

Fotot e vajzës me motor bëhen virale, por ndjekësit kapin detajin “tronditës”

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:47
Foto e publikuar

Një "vajzë mahnitëse" me motor ka befasuar ndjekësit e saj, pasi u zbulua se në të vërtetë ishte një burrë 50-vjeçar, i cili modifikonte fotot e tij.

Falë fotove të edituara, arriti të tërhiqte mijëra persona, të cilët ishin mahnitur nga pamjet e ofruara, por që në të vërtetë ishin false.

"Vajza" japoneze postonte foto e veshur me xhaketa lëkure dhe hipur mbi motorin e saj, madje postonte edhe foto nga dhoma e saj e gjumit.

Por, ndjekësit nisën të kapinin detaje që nuk përputheshin me pamjen e saj rinore. Krahët e saj dukeshin shumë mashkullorë dhe flokët jo shumë natyralë.

Kjo bëri që ndjekësit të kërkonin më tepër dhe kapën momentin e pabesueshëm kur hoqi helmetwn dhe u zbulua identiteti i vërtetë.

Image
Foto e publikuar
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat