Tentoi të bënte një ‘selfie’ derisa po ngiste biçikletën, çiklistja në SHBA rrëzohet në tokë derisa momenti kapet nga një transmetim televiziv

Ndryshe

Tentoi të bënte një ‘selfie’ derisa po ngiste biçikletën, çiklistja në SHBA rrëzohet në tokë derisa momenti kapet nga një transmetim televiziv

Më: 21 maj 2021 Në ora: 00:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Një çikliste në SHBA që po kalonte rrugës dhe u kap nga kamerat e drejtpërdrejta televizive u përpoq të shkrepte një ‘selfie’.

Mirëpo, me sa duket ajo nuk arriti ta menaxhojë situatën si duhet pasi në momentin që po e bënte fotografinë ajo u rrëzua.

Rezultati u kap në sfondin e një xhirimi të drejtpërdrejtë televiziv, në të cilin Guad Venegas i MSNBC raportoi nga Santa Monica, Kaliforni, se si infermierët po reagonin ndaj udhëzimeve të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për mbajtjen e maskave.

Siç shihet në videon e mëposhtme ajo po ngiste biçikletën dhe në atë moment u përpoq të bënte një ‘selfie’, por u rrëzua në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat