A e dinit se jashtëqitja e bletës gati sa nuk shkaktoi përshkallëzim të konflikteve gjatë Luftës së Ftohtë

Ndryshe

A e dinit se jashtëqitja e bletës gati sa nuk shkaktoi përshkallëzim të konflikteve gjatë Luftës së Ftohtë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea, që klasifikohet me emrin Antofilia. Ekzistojnë rreth 100.000 lloje bletësh.
Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut.
20 Maji është cilësuar si Dita Botërore e Bletëve dhe CNN na liston pesë fakte të çuditshme rreth bletëve.

1. Bletët pëlqejnë kërcimin
Bletët mund të komunikojnë dhe të marrin vendime duke kërcyer. Kur një bletë zbulon një fole të re, ajo vallëzon për të treguar dhe reklamuar arritjen e saj. Nëse të gjitha bletët vallëzojnë, atëherë ato kanë rënë dakord për vendin e folesë.

2. Bletët përdorin jashtëqitjen e kafshëve për tu mbrojtur
Për tu mbrojtur nga grabitqarët bletët mbledhin jashtëqitjen e kafshëve,që e përdorin për të lyer hyrjen e folesë në mënyrë që mos i afrohen,grabitqarët.

3. Jashtëqitja e bletës gati sa nuk shkaktoi përshkallëzim të konflikteve gjatë Luftës së Ftohtë
Në vitet 1980, "shiu i verdhë", mendohej se ishte mbetje e armëve kimike. Njerëzit thoshin se shiu i verdhë shkaktoi sëmundje dhe vdekje. SHBA akuzoi Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij për luftë kimike. Por nuk ishte asgjë tjetër veç se jashtëqitje nga tufat masive të bletëve të egra, thanë ekspertët asokohe.

4. Bletët kanë uri
Kur poleni ishte i pakët, bletët ishin aq të uritura sa që "dëmtuan" gjethet e domates, për tu ushqyer, në një mënyrë unike që shkaktoi lulëzimin e bimës deri në 30 ditë më herët sesa zakonisht

5. Njerëzit kanë shfrytëzuar bletët për mijëra vite
Një pikturë shpelle në Spanjë që mendohet të jetë 8,000 vite e vjetër përshkruan një njeri që mbledh mjaltë. Gjurmët e dyllit të bletës në qeramikë gjithashtu tregojnë se fermerët e hershëm i mbanin bletët 9,000 vjet më parë. Mjalti është gjetur gjithashtu në varret e lashta egjiptiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat