Sot Hëna e Përgjakur, çfarë nuk duhet të bëni sipas astrologut turk!

Ndryshe

Sot Hëna e Përgjakur, çfarë nuk duhet të bëni sipas astrologut turk!

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:20
Ilustrim

Mbrëmjen e sotme ndodh eklipsi i parë hënor prej dy vjetësh dhe do të jetë një “Hënë e Përgjakur”, siç e quajnë ndryshe hënën e plotë të majit e cila nga disa vende të caktuara do të duket e kuqërremtë.

Besëtytnitë e lidhura me këtë fenomen në të shkuarën i shtynin njerëzit të besonin se një hënë e tillë sillte të këqija, e sidomos luftë.

Astrologu turk Dinçer Guner ka disa paralajmërime të tjera. Sipas tij, është e rëndësishme që sot të mos keni sjellje të ekzagjeruara e të mos bëni premtime të cilat nuk do t`i mbani dot.

“Qëndroni larg sjelljeve fanatike dhe të ekzagjeruara, mos bëni premtime që nuk mund t’i përmbushni. Këshilla ime është që ju të mos debatoni me askënd në lidhje me fenë, besimin dhe sportet gjatë kësaj periudhe dhe të jeni sa më tolerant ndaj personit tjetër. Po kështu, shmangni shpenzimet e panevojshme”, ka shkruar astrologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat