I pin 70 çaja në ditë, por ja çfarë i ndodhi atij në Vushtrri

Ndryshe

I pin 70 çaja në ditë, por ja çfarë i ndodhi atij në Vushtrri

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:25
Adnan Ademi

Adnan Ademi, 40 vjeçari nga Vushtrria, i njohur për pirjen e shumtë të çajit të rusit, ka treguar se nuk i është lejuar të ndryshojë mbiemrin e tij, nga Ademi në Çaji.

Në një lidhje direkte ai tha se pirja e çajit nuk i shkakton asnjë lloj problemi, madje e ka bërë edhe më të njohur.

“Këtë pasion kam 12 vjet. Ma kanë mësuar çajin gjyshi dhe prindërit. Ky është një lloj çaj turk. Çdo ditë pi çaj, lëngje si ujë dhe çaj. Pi 70 filxhanë në ditë. Nuk kam probleme me shkuarjen në tualet, nuk më pengon.

Unë jetoj në pishë, krahasit oborre.Kam shkuar në gjendje civile për të ndërruar mbiemrin për ta bërë çaji, po nuk ma pranuan. Nëse vjen në Vushtri dhe pyet ku e kanë shtëpinë Adnan çaji dhe të gjithë ta thonë”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat