Dy gra ngrihen për së gjalli në Alpe në mbi 4.000 lartësi mbidetare

Ndryshe

Dy gra ngrihen për së gjalli në Alpe në mbi 4.000 lartësi mbidetare

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy gra janë “ngrirë” në Alep në mbi 4.000 lartësi mbidetare përgjatë vijës kufitare Itali-Zvicër, kanë njoftuar zyrtarë të ekipeve të shpëtimit të rajonit Aostra në veriperëndim të Italisë.

E burri që ishte me gratë që e kanë pësuar, është dërguar me urgjencë në një spital në Zvicër. Ai ka pësuar hipotermi.

Treshja ishin në malet Monte Rosa që janë në një lartësi mbidetare prej 4.630 metra. Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se ata konsideroheshin si persona të zhdukur.

Pas operacionit të kërkim-shpëtimit nga ana e autoriteteve italiane, ata janë gjetur në maje të një kodre, nga ku janë dërguar në spitalin më të afërt. Por ishin kushtet ekstreme dhe erërat e forta që ua kanë vështirësuar paksa operacionin.

Helikopteri është dashur të zbret sapo u errësua dhe u qetësuan erërat. Ekipet e shpëtimit pavarësisht tentimit të tyre nuk kanë arritur t’i “kthejnë” në jetë gratë që ishin ngrirë për së gjalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat