Delfini i mbijeton për mrekulli djegies nga dielli dhe lind një këlysh

Ndryshe

Delfini i mbijeton për mrekulli djegies nga dielli dhe lind një këlysh

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:18
Delfini me këlyshin e tij

Delfini që i mbijetoi djegies nga dielli pesë vite më parë në Gjirin Cromarty në Skoci ka lindur një këlysh.

Spirtle ngeci në bregun e këtij gjiri në Maj të vitit 2016 për 24 orë dhe pësoi djegie të rënda nga dielli.

Asokohe, ajo u gjet rastësisht nga një çift që kishte humbur rrugën ndërsa po kërkonte një pikë vrojtimi për delfinët.

Skuadra e shpëtimit arriti ta kthente në ujë, por kishin frikë se do të ngordhte nga plagët e shkaktuara.

E mbajtur nën vëzhgim, Spirtle, e cila i ka ende të dukshme shenjat nga djegiet, ka lindur të voglin e saj.

Ky është një lajm i gëzueshëm pasi këtë muaj u shënua 13 delfinë të ngordhur në këto ujëra pasi kishin ngecur në breg.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat