Babai qëllon të birin vetëm pse për një orë luajti në kitarë

Ndryshe

Babai qëllon të birin vetëm pse për një orë luajti në kitarë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një burrë nga Ohio, SHBA, është dënuar për sulm pasi qëlloi të birin e tij dhe atë me revolen e tij, raportojnë mediat amerikane.

Fred John Hensley është dënuar për sulm pasi qëlloi të birin me revole, pasi që nuk dëshironte të ndalej duke luajtur në kitarë për më shumë se “një orë”.

Në raportin e policisë thuhet se 79-vjeçari nga Ohio akuzohet në bazë “të hetimeve të kryera, përfshirë ndryshimin e deklaratave”.

Ai i kishte thënë të birit se po e “nervozon”, pasi që për një orë nuk ishte ndalur duke luajtur në kitarë. Hensley ka pranuar se “thjesht ka dashur të shtie pranë tij” në shenjë paralajmërimit, por e qëlloi në bark.

Megjithatë menjëherë i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë, e derisa e pritën ndihëm i biri i tij shfrytëzoi rastin që ta sulmon babanë duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe fytyrë.

Gjatë bastisjes policia ka gjetur revolen, një gëzhojë dhe kitarën me vrima nga plumbat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat