Vrau 7 foshnja, zbulohen mesazhet tronditëse të infermieres: Jam e keqe, nuk e meritoj të jetoj

Ndryshe

Vrau 7 foshnja, zbulohen mesazhet tronditëse të infermieres: Jam e keqe, nuk e meritoj të jetoj

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:59
Lucy Letby

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një infermiere, Lucy Letby, ka vrarë 7 foshnja në spitalin “Countess of Chester”.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për vrasjen e 5 djemve dhe 2 vajzave të ndodhura përgjatë 12 muajve.

Letby dyshohet se pomponte ajër, qumësht dhe lëngje të tjera në trupat e foshnjave për të cilat duhej të kujdesej.

Ajo ka rënë në prangat e policisë dhe gjykata atje ka zbuluar mesazhe të shkruara nga vetë infermierja, si dhe shënime postare.

“Unë nuk e meritoj të jetoj”. I vrava me qëllim sepse nuk jam mjaftueshëm e zonja. Unë jam një person i tmerrësisht i keq”, shkruhej në mesazhet e zbuluara që ishin shkruar prej sak.

Teksa gjyqi po zhvillohet në ditën e katërt, ajo akuzohet për shtatë vrasje dhe tentativë për vrasje të dhjetë foshnjave të tjera në spitalin “Countess of Chester” duke u injektuar me ajër, qumësht, insulinë apo lëngje të tjera si kripë.

Letby mohoi të gjitha akuzat në lidhje me 17-foshnjat. Gjyqi i saj në Gjykatën e Mançesterit do të zgjasë deri në gjashtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat