Ariu ia kafshon krahun vajzës trevjeçare në Irak

Ndryshe

Ariu ia kafshon krahun vajzës trevjeçare në Irak

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një vajze trevjeçare, e cila u fut në dhomën e një ariu në një kopsht zoologjik në Irak, i është kafshuar krahu.

Sipas mediave lokale, vajza e vogël, emri i së cilës nuk shtë bërë i ditur, ishte në kopshin zoologjik në Sulaymaniyah, rajoni i Kurdistanit, në Irakun verior.

Trevjeçarja u dërgua në spitalin e Sulejmanisë, ku po priste t’i nënshtrohej një operacioni.

Imazhet e vajzës në pritje për t’iu nënshtruar një operacioni e tregojnë atë në një karrocë me atë që ka mbetur nga krahu i saj i fashuar rëndë.

Ajo kishte njolla të mëdha gjaku në pjesën e përparme të bluzës së saj të bardhë.

Një hetim ka nisur, me zyrtarët që kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të kopshtit zoologjik, ndërkohë që ai po kryhet.

Masat e sigurisë janë vendosur gjithashtu të rishikohen dhe forcohen në kopshtin zoologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat