Shprehni një dëshirë! Çfarë fshihet pas magjisë së numrave të nëntorit 11/11

Ndryshe

Shprehni një dëshirë! Çfarë fshihet pas magjisë së numrave të nëntorit 11/11

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 21:10
Ilustrim

Nëse i keni fryrë qirinjtë e ditëlindjes me një dëshirë në mendje, ose keni kryqëzuar gishtat me shpresën se fati do t'ju buzëqeshë, jeni njëlloj si pjesa më e madhe e këtij universi që pret të plotësohen dëshirat nga një fuqi e mbinatyrshme që drejton. Një nga format më të zakonshme të kësaj magjie gjendet rregullisht në numra - veçanërisht në sekuenca të përsëritura; që njihen edhe si numra engjëjsh. Kjo do të thotë që të shprehësh një dëshirë kur ora shënon 11:11 nuk bazohet thjesht në një mit, në fakt ka një histori të bukur pas saj. Pra, mund të vini bast se 11 nëntori (11/11) ka një kuptim shpirtëror.

Thuhet se numrat mbajnë një fuqi të jashtëzakonshme dhe unike. Për shembull, numri 11 është një fenomen i njohur në numerologji. 11 konsiderohet të jetë një numër i rëndësishëm dhe kalimi i pengesave me të mund të jetë një tregues i fortë dhe një mesazh i fuqishëm që po ju dërgohet. Duke qenë se numri 11 ka shumë domethënie, 11 nëntori konsiderohet të jetë një ditë me fat të mirë. Kuptimi shpirtëror i 11/11 ka të bëjë me vendosjen e qëllimeve, kështu që mos e lini këtë ditë të kalojë pa shprehur një dëshirë.

11 nëntori është dita e vetme në të cilën energjia vepron për 24 orë të plota.

11 nëntori është dita ideale për t'u lidhur me veten dhe për të vendosur synime.

Pasi t’i keni të qarta në kokë idetë, shkruani në ditar ose shprehini qëllimet tuaja hapur, është një mënyrë e shkëlqyer për t'i realizuar.

Shkruani qëllimet tri herë në mëngjes, gjashtë herë pasdite dhe nëntë herë në mbrëmje. Truku është të shkruani atë që po kërkoni, në thelb po përdorni ligjin e tërheqjes.

Sigurohuni që jeni vërtet të përgatitur për të marrë atë që kërkoni, sepse shfaqja e diçkaje kur nuk jeni në kohën e duhur për ta përqafuar plotësisht mund të mos jetë e suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat