Bëri 1 vit gjimnaz duke u hequr si 17-vjeç, e reja rrezikon 5 vite burg bashkë me të ëmën

Ndryshe

Bëri 1 vit gjimnaz duke u hequr si 17-vjeç, e reja rrezikon 5 vite burg bashkë me të ëmën

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Kurrë s’është vonë për të ndjekur një universitet, por kur vjen puna te gjimnazi procedurat komplikohen.

I tillë është rasti i 28-vjeçares Marta Gutierres-Serrano në Lousiana të Amerikës, e cila nga dëshira e madhe për të mësuar Anglisht u hoq si një 17-vjeçare dhe u regjistrua në një gjimnaz.

Nuk e dimë pse ajo nuk zgjodhi të ndiqte një kurs, por e reja në bashkëpunim me të ëmën falsifikoi pasaportën dhe certefikatën e saj të lindjes dhe bëri mësim në “Hahnville High School” për plot një vit.

Mediat e huaja shkruajnë se e reja bashkë me të ëmën 46-vjeçare janë arrestuar dhe do të përballen në Gjykatë për akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Në një konferencë për shtyp, sherifi Greg Champagne u shpreh: Me aq sa dimë deri më tani, ajo nuk ka bërë asnjë shkelje tjetër, por ka mashtruar për moshën e saj pasi donte të mësonte anglisht.

Një tjetër rast i ngjashëm u zbulua pak kohë më parë, ku një 29-vjeçare kishte bërë të njëjtën gjë, por mashtrimi i kishte zgjatur vetëm 4 ditë.

Mediat e huaja shkruajnë se në rast se provohet fajësia për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, Serrano dhe mamaja e saj mund të përballen me heqje lirie deri në 5 vjet ose do u duhet të paguajnë 5 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat