Gjenden kufoma foshnjash në ‘shtëpinë e tmerreve’, babai kryente marrëdhënie me dy vajzat e tij

Ndryshe

Gjenden kufoma foshnjash në ‘shtëpinë e tmerreve’, babai kryente marrëdhënie me dy vajzat e tij

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 15:59
Foto nga vendngjarja

Një baba dhe vajza e tij po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje dhe incest pasi në bodrumin e shtëpisë së tyre janë gjetur tre trupa foshnjash.

Piotr Gierasik, 54 vjeç dhe Paulina Gierasik, 20 vjeçe janë arrestuar pas zbulimit të kufomave të mbështjella me qese plastike dhe të groposura në shtëpinë e tyre në Czerniki, Poloni. Dy të  arat u gjetën ditën e premte, por hetimet e mëtejshme zbuluan edhe një të tretë në “gjendje të përparuar dekompozimi” gjatë së shtunës.Kolegët e punës së Paulina në një pastiçeri thanë se babë  e bijë jetonin si çift dhe ajo e admironte “si të ishte Zoti”. Ata nisën të dyshonin se ishte shtatzënë kur ajo po vishte rroba të mëdha e të gjera. Paulina mori tre javë pushim por u kthye në punë vetëm një javë më vonë.

“Të gjithë menduam se ishte shtatzënë, mendoj se kishte lidhur rripa rreth barkut si korse. Kur u kthye, ndryshimi ishte i dukshëm. Ishte më e dobët, e hollë dhe vazhdimisht e lodhur. Kur e pyetëm për fëmijën, ajo u shtir si e habitur dhe e mohoi”, tha një prej kolegëve të saj.Një banor ka dhënë detaje të tjera për një gazetë lokale. “Ata jetonin si çift. Ajo e thërriste Piotr. Ecnin rrugës të kapur për dore. Disa muaj më parë, ai i qethi flokët që djemtë e tjerë mos t’ia hidhnin sytë”.

Paulina është akuzuar për dy vrasje dhe incest me të atin. Piotr është akuzuar për tre vrasje, incest me vajzën e tij 20-vjeçare si dhe me një vajzë tjetër. Dy prej fëmijëve i përkasin 20-vjeçares, e cila ishte në një “marrëdhënie konsensuale” me të atin. Fëmija i tretë është fryt i incestit ndaj një tjetër vajze të tij, të cilën e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të. Prokurorët dyshojnë se Piotr ka vrarë fëmijën e tretë.54-vjeçari u zhvendos në këtë fshat 15 vite më parë së bashku me familjen e tij. Gruaja e tij ndërroi jetë duke lënë pas shumë fëmijë, rreth 10-12  sipas vendasve. Më të mëdhenjtë ishin larguar. Gjatë kësaj periudhe, banorët përreth nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë.

Organet ligjore po presin rezultatet e autopsisë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjave. Ndërkohë policia vijon kontrollet për të parë nëse ka trupa të tjerë të varrosur rreth shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat