Aeroplanët privatë të Elon Musk fluturuan 441 herë këtë vit – bëhen të ditura detajet e udhëtimeve të tij

Ndryshe

Aeroplanët privatë të Elon Musk fluturuan 441 herë këtë vit – bëhen të ditura detajet e udhëtimeve të tij

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 21:50
Elon Musk

Në një vit, aeroplanët e Elon Musk me vlerë më shumë se 100 milionë dollarë, kanë kryer 441 fluturime, sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit të aeroplanëve JetSpy.

Ky lajm vjen në një kohë kur Musk drejton disa nga kompanitë më të njohura teknologjike si Tesla, SpaceX, dhe X.

Musk aktualisht zotëron dy aeroplanë privatë Gulfstream: një G650ER, i regjistruar si N628TS dhe një G550, i regjistruar si N272BG.

Ndryshe, miliarderi gjithmonë përpiqet të fshehë informacionet rreth fluturimeve të tij me aeroplan.

Por vitin e kaluar studenti Jack Sweeney përmes një teknologjie të quajtur ADS-B, arriti të transmetojë të dhënat e fluturimit të Musk në rrjete sociale.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, Musk ka përdorur flotën e tij të aeroplanëve për të udhëtuar në destinacione të ndryshme, duke përfshirë edhe fluturime ndërkombëtare në Izrael dhe Tokio.

Fluturimi më i gjatë që bëri një nga aeroplanët e Musk në vitin 2023, ishte fluturimi gati 13 orësh për në Tokio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat