Tempulli i lashtë indian me 750kg flori, ku fëmijët nuk qajnë kurrë

Ndryshe

Tempulli i lashtë indian me 750kg flori, ku fëmijët nuk qajnë kurrë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:19
Tempulli i lashtë indian

Qyteti 500-vjeçar i Amritsar, në krahinën indiane Punxhab është një vend i lashtë e i shenjtë; madje një tempull fetar Sikh gjen dhe në aeroportin e zonës.

Aty çdo ditë mijëra indiane dhe besimtarë të huaj vinë për të parë vendet e shenjta. Mes tyre është padyshim tempulli i Florinjtë, që është selia kryesore shpirtërore e Sikh e ndërtuar me gati 1 ton flori ne kupolat.

Struktura e mahnitshme raportohet se është përfunduar në vitin 1604 nga Shri Guru Arjun Dev Ji, që është guru i pestë i besimit Sikh.

Tempulli i artë i Amritsar ka hyrje nga të katërt anët e tij, për të treguar se është i hapur për të gjithë besimtarët e çfarëdo rangu shoqëror apo të besimit.

Njerëz nga të gjitha rajonet janë të mirëpritur këtu nëse ndjekin disa rregulla si ndalimi i produkteve të duhanit apo i çamçakëzve, shkruan rrejti Express.co.uk

Si burrat dhe gratë duhet të kenë kokën e mbuluar në shenjë respekti por për këtë jepen falas shallë koke në ngjyrën tradicionale Sikh, që shërbejnë dhe si suvenire për vizitorët.

Vizita shoqërohet me muzikë relaksuese indiane Sikh që luhet nga sisteme të mëdha zëri. Vizitorët britanikë thonë se në tempullin e florinjtë sheh njerëz të të gjitha moshave por ajo që të tërheq vëmendjen është sa të qetë janë aty fëmijët e vegjël.

Në sallën kryesore gjen dhjetra bebe që zvarriten në dyshemenë e mermertë që duken të magjepsura me spiritualitetin e vendit, dhe gjatë vizitës së gazetarëve asnjë prej tyre nuk u dëgjua të qante.

Temperaturat mund të jenë disi të larta por besimtarët mund të bëjnë banjë në ujin që rrethon kompleksin Zonja e banjës për gratë është e ndarë veçmas nga djemtë e burrat, të cilët mund të lahen në zonat e hapura.

Në tempull jepet falas për këdo ushqimi Karah Prasad — një gatim vendas me miell të ëmbël, që u shërbehet nga vullnetarë të gjithë atyre që qëndrojnë në radhë për të hyrë.

Në kete qytet nuk raportohet per krime apo varfëri dhe rrethinat e kompleksit thuhet se janë mbjellë pemë të shenjta, shtohet ne raportim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat