Derisa po filmonin veten, qëllohen nga një breshëri plumbash (+16)

Ndryshe

Derisa po filmonin veten, qëllohen nga një breshëri plumbash (+16)

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 08:18
Ilustrim

Një djalosh së bashku me dy miqtë e tij ishin duke bërë një regjistrim të cilin ai po e publikonte live në Facebook.

Dhe derisa ai, së bashku me dy miq të tij po bënin një gjë të tillë, dëgjohen të shtëna, të cilat sipas medieve të huaja, i kanë lënë të tre të lënduar rëndë.

Po sipas medieve të huaja, të shtënat ndodhën në lagjen Berkley të Norfolk, Virxhinia.

Siç edhe mund të shihet në videon e publikuar nga T.J. Williams të martën rreth mbrëmjes, ata gjendeshin në një veturë duke tymosur, çfarë supozohet të jetë marihuanë, derisa po dëgjonin muzikë hip-hopi.

Departamenti i Policisë së Norfolk e kanë konfirmuar rastin duke thënë se thirrja ishte bërë rreth orës 6 pasdite.

Pas kësaj, siç edhe raportojnë mediat e huaja, ata janë dërguar për trajtim në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat