Në shtator, trajtimi i parë “fizioterapist”nga kafshët shtëpiakë

Ndryshe

Në shtator, trajtimi i parë “fizioterapist”nga kafshët shtëpiakë

Më: 1 gusht 2016 Në ora: 14:13
Ilustrim

A keni menduar ndonjeherë që  kafsha shtëpiake që ju mbani në shtëpi mund t’iu vijë në ndihmë edhe si  një “fizioterapist”  personal për ju?!..mendojeni si një alternativë të mirë nëse jeni sëmurë.

Një grup kafshësh shtëpikaë (qen) fizioterapistësh do të ndihmojnë pacientët të cilët kanë nevojë për rehabilitim neuro-muskular përmes projektit “mirëbesoj” nisur nga ASL 3 në Genova të Italisë.

Trajtimi përfshin fizioterapi me ndihmën e qenve të trajnuar nga personel i trajnuar posaçërisht për këtë gjë, që do të fillojë zyrtarisht në muajin shtator në qytetin e Arenzano.

“Prania e një kafshe  që të bën shoqëri, veçanërisht të nje qëni, ka një vlerë të veçantë në jetën emocionale e një personi dhe ka një rol të rëndësishëm terapeutik”, shpjegojnë autoritetet shëndetësore lokale.

Përfitimet e terapisë së kafshëve shtëpiakë- Një studim japonez i publikuar në “Science’  pasqyron rezultatet pozitive tek një pacient, kjo pas shkëmbimit dhe komunikimit me sy mes njeriut dhe qenit.

“Qeni mund të jetë një amortizues në situatë stresi dhe konfiktualiteti dhe mund të paraqesë një ndihmë të madhë për pacientët”, theksojnë ekspertët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat