Ushqimet e fundit e të dënuarve me vdekje

Ndryshe

Ushqimet e fundit e të dënuarve me vdekje

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 18:51
Ilustrim

Shumë njerëz (sidomos familjet e viktimave) konsiderojnë dënimin me vdekje si stacionin e fundit para takimit me perëndinë.

Të burgosurit që kryejnë krimet më të rënda dënohen me ekzekutim ose dënim me vdekje.

Dënimi me vdekje është ende në fuqi në vende të tilla si Bjellorusia, Kuba, Egjipti, India, Indonezia, Iraku, Japonia, Arabia Saudite, dhe Shtetet e Bashkuara.

Vetëm në Amerikë, më shumë se 3,000 të burgosur janë aktualisht në radhën e vdekjes.

Artisti vizual dhe fotografi, Henry Hargreaves studioi ushqimet si kërkesë e fundit të disa prej kriminelëve më famëkeq në botë.

Ai e ka titulluar këtë seri “No Seconds” (“Asnjë second”) duke sjellur pamjet interesante të ushqimeve të fundit të disa nga mendjeve më torturuese në histori.

Ai ka interpretuar me kujdes ushqimet e rimagjinuara se si ato mund të dukeshin dhe se si mund të jenë shërbyer ato.

Ai  poshtë fotografivë ka përfshirë gjithashtu informacionin bazë për ushqimin duke përshkruar edhe  mënyrën se si jeta e tyre ka përfunduar.

Fajtorët janë ekzekutuar dhe dënuar me vdekje në mënyra të ndryshme duke filluar nga varja, karriga elektrike, më të shtëna, prerje të kokës ose me injeksion vdekjeprurës.

Në Amerikë, megjithatë, të burgosurit  që dënohen me dënimin për vdekje kanë të drejtë të kërkojnë ushqimin që ata dëshirojnë si kërkesë të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat