Reagimi i vajzës kur merr si dhuratë qenin që kishte ëndërruar

Ndryshe

Reagimi i vajzës kur merr si dhuratë qenin që kishte ëndërruar

Nga: G.B Më: 4 gusht 2016 Në ora: 12:40
Colette Francisco

Ky është momenti emocional që tregon reagimin e një vajze e cila festonte ditëlindjen, kur mori si dhuratë një Shiba Inu, pasi kishte pritur 6 vjet për një qen.

Kur Colette Francisco, nga Missouri i mbushi 9 vjet, ajo mori qenin si dhuratë, pasi kishte pritur thuajse gjithë jetën për të, transmeton Bota Sot.

Derisa Michelle i tha se do ta festonte ditëlindjen me tortë dhe akullore, ata i kërkuan vajzës që të mbyllte sytë.

Nëna ia lëshoi qenin në duar dhe me t’i hapur sytë, vajza mbeti e habitur.

Ajo nuk mund t’i besonte syve se kishte marrë dhuratën që e kishte ëndërruar.

Vajza filloi të qante dhe përqafonte qenin, të cilin e quajti Wasabi.

Në një moment vajza thotë: “Ju lutem më thoni se kjo nuk është ëndërr”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat