Iran: Dënohet me vdekje për një foto të postuar në Facebook

Ndryshe

Iran: Dënohet me vdekje për një foto të postuar në Facebook

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 22:36
Soheil Arabi ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook

Në Iran, ku të gjitha rrjetet sociale janë të kontrolluara dhe ku njerëzit mund të arrestohet për atë çfarë postojnë, një baba është dënuar me varje, shkruan Avaz.

Soheil Arabi  ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku shihen ai dhe vajza e tij duke prekur hundët , mirëpo është dënuar ngaqë kjo fotografi konsiderohet të jete një ofendim për  Profetin Muhamed.

Gjykata Supreme e Iranit ka mbështetur vendimin e Gjykatës për Krime në Teheran, për dënimin me vdekje për 30 vjeçarin, Soheil Arabi, ngaqë ka ofenduar Profetin.

Ndërsa Eric Goldstein, nga organizata për të Drejtat e Njeriut në Lindjen e Mesme, ka deklaruar që Irani duhet sa më parë të rishikoj sistemin e drejtësisë dhe masat sanksionuese, veçanërisht kur vie tek dënimet me vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat