Përjashtohet nga shkolla shkaku i këpucëve të shtrenjta

Ndryshe

Përjashtohet nga shkolla shkaku i këpucëve të shtrenjta

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 22:13
Përjashtohet nga shkolla shkaku i këpucëve të shtrenjta

Një nënë dëshiron ta largojë djalin e saj 12-vjeçar nga një shkollë në Bristol, pasi ai është përjashtuar përkohësisht nga shkolla shkaku i këpucëve Clarks që kushtuan 48 funte.

Përveç se ishin të shtrenjta, drejtuesit e shkollës janë arsyetuar se këpucët dukeshin më shumë si atlete sesa si këpucë për shkollë.

Nicola Ingerfield është fort e zëmëruar për shkak se “nxënësi model” djali i saj, i ishte dhënë afat një javë nga shkolla për të blerë këpucët e reja.

Ingerfield ka thënë se ka shpenzuar gati 400 funte për uniformat shkollore të dy fëmijëve të saj, përfshirë edhe këpucët e reja për Alfien, por tani nuk ka para të mjaftueshme për t’ia blerë këpucët që kërkojnë mësuesit e tij.

43-vjeçarja beson se këpucët e lëkurës që ka djali i saj, janë të lejueshme me rregullat shkollore për uniforma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat