Hipizmi vjenez jep titullin ”Kalorëse e parë” pas… 450 vitesh

Ndryshe

Hipizmi vjenez jep titullin ”Kalorëse e parë” pas… 450 vitesh

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 23:05
Hannah Zeitlhofer

Shkolla e hipizmit “Spanish Riding School” e Austrisë bëri sot një hap në epokën moderne kur emëroi Hannah Zeitlhofer si ”Kalorëse e parë” në historinë e saj 450-vjeçare.

Zeitlhofer ishte ndër të trajnuarat e para që u pranua në “Spanish Riding School” në vitin 2008 dhe iu nënshtrua një programi rigoroz të trajnimit gjatë tetë viteve të fundit.

“Unë jam krenare që jam këtu, por jo për shkak se unë jam një grua”, tha 29 vjeçarja.

“Në të vërtetë unë nuk ndjehem e veçantë”, shtoi ajo.

“Ata më pranojnë tërësisht mua si një grua këtu dhe unë jam shumë e lumtur për këtë”, përfundoi Hannah.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat