Fotografia që bëri miliona njerëz të qajnë

Ndryshe

Fotografia që bëri miliona njerëz të qajnë

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 08:52
Julie Apicella

Një fotografi përplot dhimbje dhe emocion, është publikuar në rrjetet sociale nga një nënë, vajza e së cilës i vdiq nga kanceri.

Saktësisht bëhet fjalë për britaniken Julie Apicella, e cila në Facebook, publikoi fotografinë e vajzës së saj derisa ishte gjallë, shkruan Metro.

Fotografia ishte shkrepur në shtator të vitit 2015, prandaj sa herë që nëna e saj e shikon, i sjell pikëllim edhe më të thellë pasi vajza e saj e sëmurë nga kanceri në veshkë,  shkonte në shkollë po atë ditë.

Ndonëse ditët kishin kaluar, viti 2016 e zuri Julie Apicella të vetmuar pasi vajza e saj pas një viti kishte ndërruar jetë.

Image

Natyrshëm nëna e saj Julie realizoi edhe një fotografi në po të njëjtin vënd ku vajza e saj ishte pozicionuar një vit më parë.

Por gjithçka është ndryshe, ngase vendi duket bosh, rrëfeu nëna britanike për publikun.

Kjo cilësohet si një nga fotografitë që ka prekur rëndë zemrat e të tjerëve, ku shoqërohej me mbishkrimin:

‘’Imagjinojeni nëse dita e parë e juaj e shkollës, do të ishte e fundit që do të fotografoje’’, kishte përfunduar nëna Julie, vajza e së cilës nuk mundi t’i mbijetoi sëmundjes së kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat