‘Fantazma’ e vajzës së re qëndron midis zebrave, vetura kalon mbi ‘trupin e saj’

Ndryshe

‘Fantazma’ e vajzës së re qëndron midis zebrave, vetura kalon mbi ‘trupin e saj’

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 18:50
Foto

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur fantazma e një vajze të re materializohet midis zebrave në rrugë, derisa një veturë kalon mbi trupin e saj.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur fantazma shfaqet nga asgjëja, ku fillimisht dukej si një hije e dyshimtë derisa pas disa sekondave fotografia bëhet më e qartë.

Derisa ajo qëndronte midis rruge, vetura afrohet dhe përmes dritave mundëson të konstatohet se bëhet fjalë për një fantazmë, përmes trupit e së cilës kalon vetura.

Kjo ngjarje besohet se ka ndodhur më 18 shtator, në Paseo de la Reforma në Mexico City

Videoja e postuar në YouTube është shikuar deri më tani mbi 359.500 herë, dhe sipas shikuesve disa njerëz tjetër kanë qenë dëshmitarë të një fenomeni të ngjashëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat