Refuzohet nga femra e ëndrrave, kërcënon se do të hidhet nga shtylla e lartë

Ndryshe

Refuzohet nga femra e ëndrrave, kërcënon se do të hidhet nga shtylla e lartë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 18:42
Pamje nga video

Burri nga Turqia, i njohur vetëm me inicialet G.S., ka marrë pjesë në një emision televiziv, ku i ka shprehur dashurinë një femre të cilën e kishte ëndërr për një kohë të gjatë.

Por, kur ajo ka refuzuar që ata të shkojnë për një darkë në Stamboll, ai ka hipur në shtyllën e rrejtit elektrik të tensionit të lartë dhe ka kërcënuar se do të hidhet për të bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur shumë njerëz dhe forca të rendit, ku për dy orë i kanë kërkuar atij që të zbresë. Pas shumë negociatave, e kanë zbritur burrin poshtë me anë të kranit me shportën për qëndrim dhe është dërguar në mbajtje nga Policia.

Zyrtarë të televizionit që i organizojnë këto emisione, kanë thënë gjithçka ka qenë në rregull me të, derisa i është ndërprerë emisioni shkaku i refuzimit.

Ndryshe, emisionet ku takohen beqarët për takime dashurie, janë popullarizuar shumë kohëve të fundit në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat