“Kjo është hera e fundit që më shikoni, lamtumirë”, postimi që alarmoi “Facebook”-un

Ndryshe

“Kjo është hera e fundit që më shikoni, lamtumirë”, postimi që alarmoi “Facebook”-un

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 15:20
Ilustrim

Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale e dinë se zgjedhja e fjalëve dhe fotove që postohen aty është shumë e rëndësishme, në mënyrë që ata që na ndjekin të kuptojnë saktë atë që kemi dashur të shprehim.

Në të kundërt, një keqkuptim i vogël mund të marrë përmasa të mëdha. I tillë është rasti i një 50-vjeçareje në Vicenda të Italisë, e cila kishte zgjedhur të largohet nga rrjeti social. Por postimi i saj ka alarmuar miqtë virtualë.

“Kjo është hera e fundit që më shikoni, lamtumirë!”, ishte postimi i gruas.

Pak minuta pas këtij postimi, në derën e shtëpisë ka trokitur policia, e cila e njoftuar nga miqtë e gruas, ka shkuar për të bërë verifikime. Në fakt, postimi i gruas kishte për qëllim t’i njoftonte miqtë se po largohej përfundimisht nga rrjeti social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat