I vdes djali 22 muajsh në veturë, përderisa shkëmbente mesazhe erotike me të miturën

Ndryshe

I vdes djali 22 muajsh në veturë, përderisa shkëmbente mesazhe erotike me të miturën

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 17:40
Ilustrim

Justin Ross Harris kishte harruar djalin e tij në makinë, përderisa shkëmbente mesazhe erotike me të dashurën.

Ngjarja ka nodhur në Gjeorgji

Fillimisht, u cilësua si një aksident tragjik, por hetuesit gjetën prova të tjera rreth vdekjes së vogëlushit, shkruan Tv Klan.al. "Provat tregojë se kjo ishte vdekja më e keqe e pa imagjinueshme për një fëmijë", tha ndihmës prokurori i qarkut, Chuck Boring, në nisjen e procedurave gjyqësore të hënën.

Temperatura brenda makinës dyshohet të ketë arritur në 120 gradë, sipas ekspertizës mjekësore. Cooper u gjet i vdekur tetë orë, pasi babai i tij e la në makinë. Prokuroria tha se "Harris e dinte se djali i tij ishte në makinë". Dhe, nga provat e mbledhura thuhet se 35-vjeçari bënte një jetë të dyfishtë.

Në atë kohë kishte lidhje me femra të ndryshme dhe kjo u vërtetua edhe në mesazhet e shkëmbyera në telefon. Në një nga mesazhet që Harrisi kishte shkëmbyer, thoshte se ai ishte i pakënaqur me martesën e tij. Ditën, kur djali gjeti vdekjen në makinë, Harrisi kishte kaluar kohën, duke shkëmbyer mesazhe me një vajzë të mitur, 16 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat