I dërgon mesazh shoqes të ngushtë, por pak minuta më pas 16-vjeçarja vdes

Ndryshe

I dërgon mesazh shoqes të ngushtë, por pak minuta më pas 16-vjeçarja vdes

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 17:31
Katie Murphy

Një 16-vjeçare e quajtur Katie Murphy ka humbur jetën në një aksident vetëm pak minuta pasi i shkruajti shoqes së saj të ngushtë se ishte shumë afër saj, por që nuk e takoi kurrë. Aksidenti ka ndodhur në Tramore, Waterford, ku humbi jetën adoleshentja dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Claire Lombard tha se shoqja e saj Katie dhe dy miqtë që ndodheshin me të në makinë do të mbërrinin për pak minuta tek ajo, por një përplasje fatale i mori jetën adoleshentes.

"Katie më shkruajti mua dhe më tha se ishin rrugës dhe se për disa minuta do të ishin tek unë, por pak më vonë unë mbylla dritaren time tek dhoma e gjumit dhe pashë njerëzit që po rrinin poshtë dhe vëllain tim që po vraponte, unë shkova për të parë se çfarë po ndodhte dhe përpara mu shfaq makina e përplasur", ishin këto disa nga fjalët e Claires.

Sipas "Mirror", Katie ishte një vajze e bukur dhe shumë e qeshur që i bënte të gjithë të lumtur, por përplasja fatale me murin i ndërpreu asaj jetën, ndërsa dy pasagjerët  e tjerë, edhe ata adoleshentë, kanë marrë lëndime të lehta.

Ndërkohë, babai i adoleshentes, Hilary Murphy ka postuar një foto të vajzës në Facebook, duke shkruajtur se nuk e di se si do jetojë pa vajzën e tij të bukur.

"Vajza jonë e bukur u largua nga ne mbrëmë për shkak të një aksidenti me makinë, ne e donim aq shumë dhe nuk e dimë sesi do ta përballojmë jetën pa të", ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat