Vdes 13-vjeçarja pasi mbajti agjërim për 68 ditë

Ndryshe

Vdes 13-vjeçarja pasi mbajti agjërim për 68 ditë

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 12:23
Aradhana Samdariyan

Policia indiane, në qytetin Hyderabad, po heton prindërit e një vajze 13-vjeçare e cila vdiq javën e shkuar pasi mbajti agjërim për 68 ditë.
Ata thanë për median, se donin të dinin nëse Aradhana Samdariyan e kishin detyruar të agjëronte.

Prindërit e saj, Laxmi Chand dhe Manshi Samdariya, këmbëngulën se ajo kishte mbajtur agjërim me dëshirë, në nder të Jainismit, një prej feve ë të vjetra në botë.

Çështja ka nxitur debate për agjërimin në Indi.

Disa raportuan ne Aradhana kishte qëndruar 68 ditë me ujë të zier. Dy ditë pasi hoqi dorë nga agjërimi, ajo vdiq.
“Ajo na kërkoi leje për upvaas (agjërim që përfshin heqjen dorë nga e ngrëna). I kërkuam të hiqte dorë në ditën e 51, por ajo refuzoi. Aradhana mbajti agjërim me dëshirë. Askush nuk e detyroi”, tha babai i saj.

Ekspertët besojnë se është e mundur që trupi i njeriut të jetojë pa ushqim deri në dy muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat