Një garazh për makinën... në kuzhinë

Ndryshe

Një garazh për makinën... në kuzhinë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 13:45
Garazh në kuzhinë

Teksa uragani Matthew i afrohej brigjeve amerikane shumë njerëz po mundoheshin të gjenin një strehë për tu mbrojtur, por një i ri ka menduar edhe për makinën e tij.

Randy Jalil ka dashur të mbrojë nga stuhia makinën e tij legjendare BMW M3, dhe përderisa garazhi i tij kishte dhe dy BMW të tjera, mendoi që të krijonte një hapësirë në kuzhinën e shtëpisë. 

Ai ka postuar fotot në Instagram ku ka marrë dhe admirimin e përdoruesve për përkujdesjen e tij për makinën legjendare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat