Fshati ku banorët nuk vdesin kurrë nga kanceri

Ndryshe

Fshati ku banorët nuk vdesin kurrë nga kanceri

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:35
Fshati në Ekuador

Në Ekuador ndodhet një komunitet i vogël, i prekur nga nanizmi dhe që nuk e njeh se çfarë është sëmundja e kancerit.  Bëhet fjalë për rreth 100 njerëz  që vuajnë të gjithë nga sindroma Laron, një çrregullim gjenetik tepër i rrallë, që nuk i lejon ata të rriten më shumë se 1 metër e 20 centimetra.

Por ky mutacion i veçantë gjenetik, falë efektit të tij mund të ndihmojë shkencëtarët që të zbulojnë sekretin për të mundur tumoret dhe të zgjasin jetën e të gjithëve. Sindroma Laron (SDL), apo nanizmi Laron karakterizohet nga mungesa e reagimit të indeve të hormonit të rritjes (GH), për shkak të një mutacioni receptor të hormonit.

Në praktikë këta individë nuk kanë aftësinë për t’iu përgjigjur stimujve të GH, e për pasojë nuk rriten por mbeten me shtat të shkurtër.

Sipas shkencëtarëve, në fakt mungesa e këtyre receptorëve që provokon nanizmin ( ka pasoja të tjera, shpesh jo të këndshme për shëndetin dhe jetën sociale të këtyre njerëzve), duket se ndalon rritjen e qelizave kancerogjene dhe madje e mbron këtë komunitet që të mos preket nga diabeti. Në thelb, ashtu siç nuk rriten qelizat normale, nuk krijohen as ato tumorale.

Shkencëtarët që kanë studiuar për 30 vjet këta persona, po çojnë përpara një projekt që ka të bëjë me zbulimin e një ilaçi që mund të përdoret kundra kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera, por edhe për të krijuar një dietë që redukton apo eliminon ushqimet që stimulojnë në veçanti faktorët e rritjes:  një lloj përbërësi që përfaqëson një armë përveç trajtimeve tradicionale siç është kimioterapia. Objektivi i këtyre kërkimeve është padyshim edhe gjetja e një zgjidhjeje që do të lejonte të rinjtë me sindromën Laron që të rriteshin me një gjatësi normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat