Moment i pazakontë: Ja çfarë ka marrë përpara ky kamion

Ndryshe

Moment i pazakontë: Ja çfarë ka marrë përpara ky kamion

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:46
Pamje nga videoja

Në një rrugë të Malajzisë, është filmuar momenti i pazakontë kur një kamion masiv e shtynte me pjesën e përparme një veturë të vogël.

Kamera e vendosur në helmetën e një motoçiklisti, e ka xhiruar makinën transportuese që shtynte një "Hundai", rrotat e të cilit gërryheshin për asfalti, duke lëshuar zhurmë rrëqethëse.

Dyshohet se shoferi që ishte lart në kabinë, nuk dinte se çfarë po ndodhte poshtë tij, derisa është njoftuar nga kalimtarët e rastit.

Por, në bazë të komenteve, thuhet se ai ishte përleshur me shoferin e këtij automobili, dhe pasi e ka përplasur ka nisur ta shtyjë nëpër rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat