Një ditë në aeroportin më të mirë në botë

Ndryshe

Një ditë në aeroportin më të mirë në botë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:29
Aeroporti Changi

Jo të gjithë aeroportet janë krijuar njësoj. Në fakt aeroporti Changi në Singapor, ndryshe nga aeroportet e tjera nëpër botë, ka brenda tij, një pishinë, një kopsht kaktusi, dy kinema 24 orëshe free dhe një ujëvarë 6 metra të gjatë për t’u “zbutur” shpirtin tuaj të lodhur.

Kjo video e montuar me teknikën e timelapse tregon një ditë brenda “aeroportit më të preferuar në botë,” që jo më kot fitoi çmimin e parë në World Airport Awards 2016, shkruan Telegraph.

Image

 

Në video do të vini re që aeroporti në fjalë ngjan më shumë me një park pushimesh se sa një vend i ngarkuar transporti.

Më poshtë po ju sjellim listën e 10 aeroporteve më të mirë në botë:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat