Postoi imazhe të torturimit të kafshëve në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçarja

Ndryshe

Postoi imazhe të torturimit të kafshëve në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçarja

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:42
Foto

Një 21-vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka torturuar dhe vrarë macet e qentë me shoqen e saj dhe më pas ka postuar pamjet e tyre online.

Njëra nga fotot tregon një kotele të bardhë me një vështrim të terrorizuar, pasi një thikë mbahej para fytyrës së saj.

21-vjeçarja Alina Orlova u arrestua në qytetin lindor rus Vladivostok.

Ajo dhe shoqja e saj, 19-vjeçarja Alena Savchenko, e cila njihet si Kristina Hemp në rrjetet sociale dhe që ka një stil të çuditshëm sa i përket pamjes së saj, thuhet se kanë postuar foto dhe video të ndryshme ku tregohet torturimi dhe vrasja e kafshëve.

Megjithatë, Orlova teksa mbron veten thotë se fotografitë janë të bëra me fotoshop si dhe është shprehur se nuk e di kush i ka vënë këto në internet.

“Kjo nuk është hera e parë që dikush dëshiron të më sulmojë mua. Por unë nuk kam vrarë askënd dhe as nuk kam ndërmend të vras”, thotë Orlova.

Imazhet e tmerrshme tregojnë vrasjet më makabër të bëra ndaj këtyre kafshëve të cilat kanë ngjallur zemërim dhe kanë shkaktuar një reagim të gjerë.

Banorët vendas kanë nisur një peticion ku u bëjnë thirrje autoriteteve vendase për të bërë diçka në lidhje me adoleshentet e dyshuara si torturuese.

Të dyja vajzat e akuzuara janë studente dhe të jetojnë në qytetin e Khabarovsk të Rusisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat