Vdes japonezja Tabei, e para grua që ngjiti Everestin

Ndryshe

Vdes japonezja Tabei, e para grua që ngjiti Everestin

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 20:03
Foto

E para grua në botë që ngjiti malin Everest, alpinistja japoneze Junko Tabei u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare në Saitam të Japonisë.

Tabei lindi në prefekturën e Fukushimës në 1939. Eksperiencën e saj të parë si alpiniste e pati në klasën e 4 të shkollës fillore, kur mësuesi e çoi në majën e malin Nasu. Ky do të kthehej më pas në një hobi të rëndësishëm dhe pas diplomimit në një universitet femrash, u bë pjesë e një grupi alpinistësh në vitin 1962. 7 vite më vonë krijoi një grup të përbërë nga vetëm gra, dhe në 1975 u bë gruaja e parë që ngjiti Everestin.

Deri në 1992 kishte arritur në majat e 7 maleve, Eversitit, Aconcaguas, Denali-se, Kilimanjaro-s, Elbrus-it, Vinson-it, Carstenszit, dhe Kosciuszko, e para grua në histori që e bënte këtë.

Gjate viteve në vazhdim, ajo u aktivizua për mbrojtjen e maleve dhe ambientit të tyre dhe ka shkruar gjërësisht për dashurin e saj për kulturën e alpinizmit.

Tabei vdiq si pasojë e sëmundjes së kancerit, me të cilën u diagnostikua 4 vite më parë. Mali i fundit në të cilin u ngjit ishte Fuji, në verilindje të Japonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat