Çfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit? Ku po i çojnë këta avionë?

Ndryshe

Çfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit? Ku po i çojnë këta avionë?

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:10
Avion në aeroportin e Rinasit

Prej disa ditësh në heshtje, në aeroportin e Rinasit, në pjesën ushtarake janë duke u bërë lëvizje të shumta të avionëve që janë në pronësi në shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për avionët  Mig që kanë qenë në shërbim deri në vitin 2004, ku pas një aksidenti fatal, që solli vdekjen e njërit prej pilotëve, përfundimisht u nxorrën jashtë përdorimit.

Por tani pas më shumë se 12 vite pas asaj tragjedie në Rinas po ndodh edhe pastrimi. Avionët Mig janë duke u hequr nga vendqëndrimet e tyre. Fotot e mëposhtme janë bërë nga pilotë dhe të postuara në Facebook.

Sipas tyre, avionët po hiqen jo për tu dërguar për skrap, por sepse tokës ku ndodhet reparti i avionëve i ka dalë pronari, që sipas pilotëve është një personazh i njohur në Shqipëri që e ka marrë këtë tokë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat