Momenti tmerrues kur një peshkaqen ha një lopë

Ndryshe

Momenti tmerrues kur një peshkaqen ha një lopë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 18:39
Lopa

Në një video tregohet një peshkaqen tigër i është filmuar nën ujë në mes të Oqeanit Indian duke ngrënë një lopë. Predatori ishte filmuar duke ngrënë gjysmën e kafshës së ngordhur në gjirin e ishullit francez të Mayottes.

Disa burra të cilët ishin duke qëndruar në maje të një varke ishin ata që regjistruan skenën tmerruese dhe mbajtën distancë derisa peshkaqeni iku larg. Nuk është bërë akoma e qartë si kishte përfunduar lopa në ujë, por mendohet se kishte qenë në një anije 500 metra larg nga bregu, kur kishte rënë në ujë.

Kameramani trim e zhyti kamerën e tij nën ujë për të filmuar momentin kur peshkaqeni 5 metra i gjatë gllabëroi lopën 200 kg. Gjatë kohës kur kameramani futi kamerën për të filmuar, duket qartë se peshkaqeni ka shqyer pjesën më të madhe të trupi të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat