E fshiu nga Facebook-u, ja si hakmerret ai

Ndryshe

E fshiu nga Facebook-u, ja si hakmerret ai

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 18:00
Djali

Një grua ka fshirë nga miqtë e saj në “Facebook” një djalosh, por ky i fundit ka bërë diçka shumë të çuditshme për t`u hakmarrë, duke i prerë kokën pulave të saj.

Tanya Vincent e vuri re këtë gjë kur shkoi në kotecin e pulave, për të marrë vezët dhe aty gjeti vetëm tre prej tyre, ndërsa katër të tjerat ishin zhdukur.

Ajo nisi të kërkojë, por ka mbetur e shokuar kur pa në pragun e shtëpisë së saj pulat të mbytura brutalisht me kokë të prerë. Vrasësi i pulave ishte Shane Barrett, një njeri i pastrehë, i cili është dënuar me 9 javë burgim dhe 12 muaj dënim me kusht.

“Ato ishin sikur vajzat e mia, ai e ka bërë këtë gjest, pasi unë e kam fshirë nga rrjeti social "Facebook" dhe kjo është shumë mizore”, është shprehur Vincent. Ajo ka treguar se është ndjerë shumë keq dhe nuk ka ngrënë e as nuk ka fjetur mirë, duke qarë për këtë ndodhi.

Tanya është pjesë e një rrjeti për shpëtimin dhe mbrojtjen e kafshëve, dhe sigurisht i do shumë ato, prandaj e ka përjetuar shumë keq këtë gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat