Shefi u blen punëtorëve vetura dhe banesa

Ndryshe

Shefi u blen punëtorëve vetura dhe banesa

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 20:41
Savij Dholakia

Savij Dholakia i ka shpërblyer punëtorët e tij me 400 banesa dhe 1,260 vetura, për shkak të arritjes së qëllimeve të kompanisë.

Dholakia është pronar i ‘Hare Krishna Exports’ në Indi, një kompani që eksporton diamant në rreth 50 vende përreth botës, raporton Metro.

Ai tha: “Qëllimi ynë është që çdo punëtor të ketë shtëpinë dhe veturën e tij brenda 5 viteve të ardhshme. Kështu që ne vendosëm t’i shpërblejmë ata me vetura dhe shtëpi”.

Gjesti i tij u bë shpejt hit në rrjetet sociale, me shumë përdorues të cilët e quajtën atë një legjendë e gjallë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat