Postuan këtë foto në Facebook, por më pas ndodhi tragjedia

Ndryshe

Postuan këtë foto në Facebook, por më pas ndodhi tragjedia

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 14:51
Annika Monique dhe Brenden Shipman

Publikuan në "Facebook" një fotografi "selfie" ku shkëmbenin puthje dhe përkëdhelje me njëri-tjetrin si gjithë të rinjtë, por menjëherë më pas i dhanë fund jetës.

Annika Monique dhe Brenden Shipman që të dy 16 vjeç, u gjetën të vdekur nga policia, pasditen e së martës, më 1 nëntor, në një makinë të parkuar pranë Rose Valley Lake, në veri të Harrisburg, Pennsylvania (SHBA).

Në vendin ku ndodheshin kufomat, u gjet edhe një pistoletë dhe dyshimet kryesore janë vetëvrarë bashkë, ndërsa në trupat e tyre kishte shenja, të cilat dyshohet se ia kanë shkaktuar vetes.

Dy të rinjtë kishin postuar fotografitë "selfie" në "Facebook" dhe nuk u kthyen më në shtëpi. Ishin prindërit e tyre ata që bënë denoncimin të mërkurën në mëngjes, duke bërë që të nisin kërkimet derisa u gjetën kufomat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat