Histori tragjike, babai me kancer feston më herët Krishtlindjet me djalin

Ndryshe

Histori tragjike, babai me kancer feston më herët Krishtlindjet me djalin

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:17
Jay Clark me gruan dhe të birin

Një baba me kancer terminal ka festuar më herët Krishtlindjet e para me djalin e tij, nga frika se mund të vdiste.

41 vjeçari Jay Clark dhe e dashura e tij Caroline Donoghue u bënë me djalë 10 muaj më parë. Maxie ishte fëmija mrekulli e çiftit pasi mjekët u thanë që ata nuk mund të kishin fëmijë.

Kur Caroline ishte shtatë muajsh shtatzënë, Jay u sëmur. The Mirror raporton se ai po vuante nga dhimbjet e stomakut. Së shpejti lëkura e tij u zverdh për shkak se ai vuante nga kanceri pankreatik.

Ata nuk e dinë dhe sa kohë i ka mbetur, kështu që vendosën të festonin krishtlindjet më herët.

“Maxie është gjëja e vërtetë që po më mban në jetë. Ai është një mrekulli e vogël. Secili prej nesh mund të ketë kancer. Dallimi është se unë kam luksin për të ditur se kur do të vdes përafërsisht. Dhe kjo më jep kohë për t’u përgatitur,” është shprehur Jay. Ai po ashtu i ka shkruar letra Maxie , në mënyrë që t’i hapë gjatë fëmijërisë së tij.

Një histori tragjike!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat