E çuditshme! Tufë delesh në rrugët e Londrës

Ndryshe

E çuditshme! Tufë delesh në rrugët e Londrës

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 20:02
Tufë delesh në rrugët e Londrës

E çuditshme, por e vërtetë! Mediat britanike raportojnë se një tufë delesh është shfaqur sot në rrugët e Londrës, duke befasuar kalimtarët.

Këta të fundit pasi panë kafshët në fjalë, të pazakonta me jetën urbane të një kryeqyteti të madh, nxituan për të shkrepur fotografitë e rastit.

Një grua e cila pa nga afër delet në rrugë shkroi në “Twitter”: “Kam humbur mendjen apo një tufë delesh po ecën në rrugën ‘Oxford’”. Ende është e paqartë se nga erdhën këto dele, por një dëshmitar tha se “mendoj se kanë dalë nga dyqani ‘TopShop’".

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat